Kryefjala Logo

Drenusha komenton djemtë e BBVK:Tipat e këtyre kërkojnë femra të virgjëra

1 Dhjetor, 2024 | 10:23 am

Debatet për standardet e dyfishta ndaj grave dhe burrave në shoqëri po nxjerrin në pah diskutime të forta në rrjetet sociale. Në një bisedë të fundit, deklaratat e Drenushës dhe Xhenetës ndezën diskutime të ashpra.

“Çka janë këta meshkuj, tipat e këtyre meshkujve që kërkojnë femra të virgjëra?” – pyeti me ironi Drenusha.
Xheneta, e cila ndodhej pranë saj, e ndërpreu me një koment sarkastik:

“Ku, virgjine në vesh a?”

Megjithatë, biseda nuk u ndal këtu. Drenusha vazhdoi duke shprehur shqetësimin e saj për qëndrimet e opinionistëve në emision:

“Duan t’i shtypin femrat gjithsesi, ndërsa për meshkujt gjithçka tolerohet. Do të thotë, maskilizmi këtu është në kulm.”

Deklaratat e tyre po përhapen gjerësisht online, duke hapur një debat të ri mbi pritshmëritë shoqërore dhe barazinë gjinore.

Të ngjashme