Kryefjala Logo

Do të habiteni si e festoi Belind Këlliçi ditëlindjen e 39-të

25 Janar, 2026 | 8:18 am

Belind Këlliçi ka zgjedhur një mënyrë krejt ndryshe për të festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Larg restoranteve luksoze dhe festave private, politikani e ka kaluar këtë ditë të veçantë në selinë e Partisë Demokratike, në shoqërinë e miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

3c7457a6 932a 4559 96ff 5aede47364a3

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan me humor:
“Ditëlindja e 39 më gjeti në seli, bashkë me çunat”,
duke shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqet i buzëqeshur pranë disa personave, të gjithë duke bërë shenjën e fitores.

Pamja spontane dhe atmosfera miqësore kanë marrë menjëherë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar thjeshtësinë e tij.

Mesa duket, për Belind Këlliçin angazhimi politik nuk ndalet as në ditën e lindjes – por kjo nuk e pengoi që ta festojë mes njerëzve të tij më të afërt, me buzëqeshje dhe energji pozitive.

Një ditëlindje ndryshe, por plot kuptim.

Të ngjashme