Kryefjala Logo

Do të festonte 41-vjetorin, Selvije Jao prek me dedikimin për Shpat Kasapin

1 Maj, 2026 | 9:49 am

Selvije Jao ka prekur ndjekësit me një dedikim emocional për ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një video ku artisti shihet në momente të ngrohta pranë djalit të tyre, Roelit. Krahas pamjeve, Selvija ka zgjedhur fjalë të ndjera, duke shprehur mallin e madh për mungesën e tij, por edhe besimin se ai vazhdon t’i mbrojë nga një dimension tjetër.

“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që marrim, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si një shenjë nga ti,” shkruan ajo.

Në vijim, ajo ndalet te djali i tyre, duke treguar se çdo gjest apo fjalë e vogël e tij i rikthen kujtimin e të atit. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e ndien që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë me ne,” përfundon mesazhi i saj.

IMG 0271

Të ngjashme