Politike
Denoncimi që mund t’i kushtojë Dallëndyshe Bicit, përballjen me hetimet nga SPAK-u
1 Shkurt, 2026 | 5:00 pm

Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për Panorama Online.
Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së.
Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Kupi po ashtu është një njëri i afërt edhe me zv ministrin e Brendshëm aktual, Xhemal Qefalia.
Dallëndyshe Bici e denoncuar nga Berisha, një denoncim që mund ti kushtojë shtrenjtë në përballje me drejtësine edhe me SPAK për Dallëndyshe Bicin.
Dallëndyshe Bici është denoncuar më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha për lidhjet e saj me trafikantë narkotikësh.
Sipas denoncimit të Sali Berishës disa vite më parë, drejtoresha e IKMT-së ka pasion trafikantët duke i bërë pjesë të administratës.
Edhe më herët, kreu demokrat ka dënuar ashpër shembjet antiligjore te IKMT në ambientet e “Prestige Resort”. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se mban përgjegjësi penale “për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit”, pasi Rama e ka firmosur vetë lejen për ndërtimin e resortit si kryetari i KKT.
“Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesës së resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëvendëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Rama, çka e bën përgjegjës penalisht atë për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit. Ndërmarrja, qoftë dhe në zbatim të ligjit të një akti të tillë kur resorti është plot me turistë, është akt i mirëfilltë banditeskt. Goditje që i jepet këtij sektori, shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.
Ajo që unë dënoj me forcën më të madhe e nuk mund të pajtohem, sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë të dënueshme, antikushtetuese përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit”, denonconte Sali Berisha publikisht në social media.



















































