Kryefjala Logo

Debat mes shefave të kuzhinës: A duhen larë vezët përpara se t’i përdorim?

3 Shkurt, 2026 | 1:58 pm

Një temë që prej vitesh ndez diskutime mes kuzhinierëve profesionistë, amvisave dhe ekspertëve të ushqimit është pikërisht kjo: a duhen larë vezët para se të futen në tigan apo në gatim?

Nga njëra anë, shumë njerëz mendojnë se larja e vezëve është e domosdoshme për higjienë, sidomos kur ato vijnë direkt nga ferma apo tregu. Lëvozhga mund të ketë papastërti, baktere dhe mbetje nga ambienti ku janë mbajtur, prandaj shpëlarja me ujë duket si zgjidhje logjike.
Por shefat profesionistë dhe ekspertët e sigurisë ushqimore paralajmërojnë për të kundërtën.
Pse disa thonë “jo” larjes së vezëve?
Vezët kanë një shtresë natyrale mbrojtëse mbi lëvozhgë, e cila pengon bakteret të futen brenda. Kur i lajmë me ujë sidomos me ujë të ngrohtë kjo shtresë hiqet dhe mikrobet mund të depërtojnë më lehtë në brendësi të vezës.
Në shumë vende, vezët që shiten në market janë tashmë të pastruara dhe të kontrolluara, ndaj nuk rekomandohet larja e tyre para përdorimit.

Nëse vezët janë shumë të ndotura me baltë apo papastërti të dukshme, specialistët këshillojnë që të pastrohen butë me letër kuzhine ose, në raste të rralla, të shpëlahen shpejt dhe të përdoren menjëherë jo të ruhen më pas në frigorifer.

Përfundimi i shefave të kuzhinës bien dakord në një pikë:
Mos i lani vezët nëse janë të pastra.
Nëse janë shumë të ndotura, pastrojini dhe përdorini menjëherë.

Debati vazhdon, por një gjë është e sigurt mënyra si i trajtojmë vezët ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e ushqimit që konsumojmë.

Të ngjashme