Showbiz
Çfarë raporti kanë? Flet për herë të parë motra e Dafina Zeqirit
1 Qershor, 2026 | 8:01 am

Më shumë se dy dekada distancë dhe aludime pafund për një raport të akullt, për herë të parë motra e Dafina Zeqirit ka thyer heshtjen. Ajo theksoi se diferenca e tyre prej vetëm dhjetë muajsh i bën të ndihen pothuajse si binjake. “E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, ka deklaruar ajo e mbushur me emocion.









































