Kryefjala Logo

Blendi Gonxhja kopjon Erjon Veliajn. Dalje publike dhe foto me qen

28 Maj, 2025 | 6:15 pm

Në krah të kryeministrit Rama është shfaqur sërish fenomeni elektoral i kryeqytetit, Blendi Gonxhja, për faktin se është prej kohësh një superministër i Edi Ramës. Gonxhja është “zgjatim” i madh prej vitesh.

Ndërsa në thelbin e votave Sara në Elbasan dhe Arkend Balla në Durrës kanë të njëjtën situatë me Blendi Gonxhen, i cili shkëlqen me 4759 votat e tij në Vorë, që janë më shumë sesa votat e të gjithë kandidatëve të tjerë socialistë të marrë së bashku në këtë bashki.

IMG 7320

Nuk është më i rëndësishëm Blendi Gonxhja në politikën e Partisë Socialiste, as se Pandeli Majko, as se Blerina Gjylameti, as se Toni Gogu, as se shumë emra të tjerë. Në listën e hapur të PS-së, që e “shqeu” Blendi Gonxhja dhe tani vjen vërdallë me qenushë. Po rëndësia e Arkendit dhe Sarës nuk ia kalon kurrë Gonxhes.

Ky i fundit po përsërit rolin e Erion Veliajt, megjithëse kemi paralel përballë një zdroms të dytë, por ky më i fryrë. Ai i pari ishte më elegant, më sportiv, ky i dyti është më “flluskë”.

Tenton të bëjë të njëjtin “show” me të njëjtat veprime, por kanë ndonjë një ndryshim nga njëri-tjetri. Blendi Gonxhja “shkëlqeu” në politikë si nënkryetar i Bashkisë Tiranë, kur përmbyti kryeqytetin, u zhduk, u akuzua, dyshohet për pasurinë e tij, për aktivitetin që ka ushtruar. Më pas u kthye në një drejtor, me plot bëma dhe gjëma.
IMG 7319

Tani një ministër i superfuqishëm, që siguron një lumë votash dhe që shëtit me qenushë. Sikur të njëjtën gjë bënte dhe Erioni, publikonte edhe foto kur qenushët e lëpinin si ai Ramën. Foto që s’na duhet për Blendi Gonxhen se e ka më të thellë çështjen.

Si Erion Veliaj, i cili në fakt vinte nga një aksion kundër socialistëve dhe më pas merrte karrigen e ministrit, të kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe tashmë është parkuar në qelitë e burgut të Durrësit.

Gonxhja përmbyti Tiranën dhe tani po risjell skenat me qenushë si veprim që sjell karrierë në politikë, por që përfundimi dihet.

Blendi Gonxhe, ministri i ri i avazeve të vjetra
Me qenushët si mesazh politik shpresa e Gonxhjes me votat që mori (simbol vota ku ka më shumë vota se të gjithë kandidatët e PS së bashku) është të bëhet si Erion Veliaj, në të gjitha anët, me pretendimin se mund të marrë Bashkinë e Tiranës ose për t’u parkuar ngjitur me të në qelitë e burgut të Durrësit./ CNA

IMG 7317

IMG 7318

Të ngjashme