Kryefjala Logo

Arrestohet kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën

4 Shkurt, 2026 | 9:52 am

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencia Kombëtare e Mjedisit, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit në lidhje me skandalin e mbetjeve të rrezikshme që u eksportuan nga porti i Durrësit.

Ajo ka marrë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, si pjesë e një procedimi penal që ka përfshirë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lidhur me aktivitetin e kompanisë.

Skëndo ka qenë gjithashtu kandidate për deputete e Partisë Socialiste, e renditur e 34-ta në listën e Tiranës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

img 0559

Të ngjashme