Showbiz
Arben Derhemi flet për herë të parë për divorcin nga bashkëshortja!
28 Tetor, 2024 | 9:36 am

Mbrëmjen e djeshme aktori dhe producenti Arben Derhemi ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”. Ai ka folur për premierën e filmit Njerez dhe Fate, por veç kësaj është pyetur edhe për lajmet e divorcit. Ndonse Aulona Musta i ka dhënë mundësinë të mos përgjigjet nëse nuk do, ai ka thënë:
“Një gënjeshtër e madhe sepse unë kam dy vite që jam ndarë. Nuk më bën përshtypje por ishte e çuditshme se e kam mbajtur jeten time private larg se është e imja, kuptohet që ish bashkëshortja ime ka të drejtë të revoltohet se duam ta mbajmë jashtë. U ndamë në një moment dhe kaq”.
Më tek Arbeni ka shtuar se ky lajm ishte dashakeqës pasi doli në një moment të papërshtatshem pasi ata kanë dy vite të ndarë dhe duket lajm si për inat.














































