Showbiz
“Alo kush m’thirri”…Këngët me telefon brenda…
23 Prill, 2023 | 3:30 pm

”Alo, Alo ty të dëgjoja” është një nga këngët më të bukura të Luan Zhegut që në fakt titullohet “ A do të vish”, por që publiku shqiptar e kujton me emrin e telefonit. Kjo këngë është ndër të parat videoklipe shqiptare që është realizuar asokohe dhe vjen me regji të Pali Kukes, kujton në një intervistë për revistën NewsBomb kantautori i mirënjohur, Luan Zhegu… Kjo këngë e Zhegut vazhdon të kujtohet gjithnjë madje edhe në formë “coverash” apo remakesh nga këngëtar të ndryshëm shqiptarë.
Madje edhe Ronela Hajati ka sjellë një version të ripërpunuar dhe më modern të këngës “A do të vish”…
“Alo” ka bërë edhe Dafina Zeqiri me Dj Geek dhe kjo është një nga këngët e saj më të pëlqyera në koncerte.
Po ashtu “Alo” titullohet edhe kënga e fundit e Samanta Karavellës e cila u kthye virale në Tik-Tok.
Edhe Greta Koçi nuk ka harruar të përdor telefonin në këngët e saj, madje edhe Elvana edhe pse kënga e fundit e saj titullohet “Rrotullo”…













































