Showbiz
“Akoma” e Rozana Radit thyen rrjetin ende pa u bërë 24 orë!
28 Tetor, 2024 | 5:44 pm

Ditën e djeshme Rozana Radi ka konkurruar në Këngën Magjike, në bashkëpunim me këngëtarin grek Sany Dimitri. Kënga titullohet “Akoma”.
Një baladë dashurie e cila duket se është pritur mjaft mirë, madje ditën e sotme është dëgjuar në studio televizive dhe në rrjete sociale, duke thyer kështu rrjetin ende pa u mbushur 24 orë nga publikimi i këngës.
Kënga shqip dhe greqisht, artistët e veshur me të bardha e të shoqëruar me vallen greke duket se u kthyen në kryefjalën e festivalit.














































