Kryefjala Logo

Adele jep ‘Lamtumirën’ mes lotësh:Nuk kam asnjë plan

26 Nëntor, 2024 | 10:03 am

Adele u përlot gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas ku u dha lamtumirën spektatorëve pasi nuk e di se kur do të performojë sërish.

“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungojë shumë, ju do të më mungoni shumë”, shprehet ajo.

“Nuk e di se kur do të dua sërish të performoj. S’po bëj asgjë tjetër. Në fakt jam e frikësuar se çfarë do të bëj. Nuk kam asnjë plan.”
Këngëtarja nisi “Weekends With Adele” në nëntor 2022. Disa muaj më parë,ajo njoftoi se do të tërhiqej nga muzika pas mbylljes së koncerteve në Las Vegas.

E vetmja gjë që di të bëj mirë është këndimi. Unë thjesht nuk e di se kur do të dua të rikthehem në skenë, por ju dua.
Adele shpjegoi se arsyeja që i realizoi koncertet duke qëndruar në Las Vegas dhe jo duke bërë një turne ishte djali, Angelo. “Vendosa për rezidencën që jeta e tij të ishte normale”, tha ajo duke shtuar se tashmë mundet të kalojë fundjavat me të.

Këngëtarja falenderoi të fejuarin e saj, Rich Paul që “e përkrah gjithnjë dhe e bën të ndihet sikur mund të bëjë çfarëdo ajo dëshiron”.

Të ngjashme