Politike
A përmendej Ergys Agasi apo Dallëndyshe Bici në letrën që Edi Rama la në “Murin e Lotëve” në Jerusalem?
27 Janar, 2026 | 9:25 am

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, ka vizituar ditën e sotme Murin e Lotëve në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta për besimtarët hebrenj, ku luten për paqe në Tokën e Shenjtë.
Kjo vizitë vjen në një moment delikat për qeverinë, teksa opinioni publik është tronditur nga zhvillimet e fundit të SPAK, i cili ka shpallur në kërkim Ergys Agasin, një person shumë i afërt me kryeministrin. Ndërkohë, nga posti i saj është larguar edhe Dallëndyshe Bici, një emër me peshë gjatë qeverisjes Rama.
A mos vallë lutjet në Tokën e Shenjtë përfshijnë edhe miqtë e vjetër? Por mesa lexohet në letër asnjë fjalë për ta!
“Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t’i dërgojë këtij qyteti forcën e paqes,” është shprehur Rama.
Mediat izraelite kanë publikuar pamje të kryeministrit duke futur një letër mes gurëve të Murit, ndërsa në kokë mbante kipah-n tradicionale, simbol i respektit dhe përulësisë ndaj Zotit.
Vizita është pjesë e axhendës zyrtare të qëndrimit të Edi Ramës në Izrael.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, ka vizituar ditën e sotme Murin e Lotëve në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta për besimtarët hebrenj, ku luten për paqe në Tokën e Shenjtë.
Kjo vizitë vjen në një moment delikat për qeverinë, teksa opinioni publik është tronditur nga zhvillimet e fundit të SPAK, i cili ka shpallur në kërkim Ergys Agasin, një person shumë i afërt me kryeministrin.
Ndërkohë, nga posti i saj është larguar edhe Dallëndyshe Bici, një emër me peshë gjatë qeverisjes Rama.