Showbiz
Sara Gjordeni dhe Bardhi marrin një vendim të rëndësishëm për vajzën e tyre
21 Korrik, 2026 | 9:25 am

Sara Gjordeni ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj, Bardhi, kanë vendosur që vajza e tyre, Nea, të mos e nisë ende çerdhen.
Përmes një postimi në InstaStory, Sara shpjegoi se nuk kanë besim të plotë që në këtë fazë ta lënë vajzën në kujdesin e institucionit, pa qenë më parë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm.
“Për të gjithë që më pyesin a shkon Nea në çerdhe: përgjigjja është jo”, shkroi ajo, duke shtuar se do të ndihen më të sigurt kur Nea të jetë në gjendje të shprehë qartë nëse diçka nuk shkon mirë me edukatorët apo me fëmijët e tjerë.

Sara tregoi gjithashtu se, për momentin, ajo dhe Bardhi janë të përkushtuar ta edukojnë Nean në shtëpi. Sipas saj, vogëlushja po mëson të numërojë, të dallojë ngjyrat, pjesët e trupit, ushqimet dhe format gjeometrike, si dhe po zhvillon njohuritë në gjuhën shqipe dhe angleze, duke mësuar edhe shkronjat dhe emrat e kafshëve në të dyja gjuhët.










































