Kryefjala Logo

Babai i Martin Canit i pakënaqur pas vendimit të Apelit: 16 vite burg nuk e lehtësojnë dhimbjen tonë

15 Korrik, 2026 | 7:21 pm

Babai i Martin Canit ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn. Edhe pse vendimi u konfirmua, ai u shpreh se familja nuk është e kënaqur me masën e dënimit, pasi sipas tij autori duhej të merrte një dënim më të rëndë.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, ai tha se dhimbja e familjes mbetet e pashërueshme dhe shprehu zhgënjimin për kufijtë që, sipas tij, vendos legjislacioni në raste të tilla.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për dy vepra penale”, u shpreh ai.

Më tej, babai i Martin Canit tha se ngjarja mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda, duke kujtuar se gjatë konfliktit u plagos edhe një tjetër i mitur.

“Falë Zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Luisi ishte i plagosur rëndë, ndërsa Martinin e goditi me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, deklaroi ai.

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke konfirmuar dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn për ngjarjen tragjike të ndodhur në nëntor të vitit 2024 në Tiranë.

Të ngjashme