Kryefjala Logo

28-vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, humb jetën në duart e mjekëve në Britaninë e Madhe

15 Korrik, 2026 | 5:39 pm

Ervin Lita, një 28 vjeçar shqiptar i njohur edhe si Ervin Axhami, ka humbur jetën në Britaninë e Madhe. Mediat më të mëdha në Angli, duke përfshirë transmetuesin shtetëror me shtrirje në gjithë botën, BBC, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën, më 12 Korrik.

I riu shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, është shpallur i vdekur në vendngjarje.

“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, përcjell BBC.

Dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht nga gjykata ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia britanike të martën.

Detektivi Kevin Hames është shprehur: “Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët. Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne.”

Oficerët britanikë kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion./ newsbomb.al

Të ngjashme