Showbiz
Françeska Murati e shqetësuar: “Pse nuk po martoheni?”
15 Korrik, 2026 | 9:05 am

Françeska Murati ka ngritur një diskutim interesant me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke prekur një temë që, sipas saj, po vihet re gjithnjë e më shumë te të rinjtë.
Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja e Big Brother VIP Albania u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa solli në vëmendje edhe statistikat që flasin për rënien e lindjeve.
“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%.”
Më pas, Françeska ngriti pyetjen nëse të rinjtë po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë të gjesh partnerin e duhur.
“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?”, shkroi ajo.

Postimi i Françeskës ka nxitur diskutime mes ndjekësve, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme mbi arsyet që, sipas tyre, po ndikojnë në shtyrjen e martesës dhe krijimit të familjes.










































