Showbiz
12 vite diferencë, por duken më të afërta se kurrë! Françeska Murati publikon foton me motrën
10 Korrik, 2026 | 5:37 pm

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Françeska Murati, zakonisht zgjedh ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me motrën e saj.
Përmes një fotografie të realizuar para pasqyrës, Françeska është shfaqur krah motrës, ndërsa ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve është ngjashmëria e madhe mes tyre. Shumë i kanë cilësuar si “dy pika uji”, duke vënë në dukje tiparet e ngjashme dhe elegancën që i karakterizon të dyja.
Krahas fotos, Françeska ka zbuluar edhe një detaj interesant për marrëdhënien e tyre. Ajo ka treguar se mes tyre ka një diferencë prej 12 vitesh, por kjo nuk i ka penguar të krijojnë një lidhje shumë të fortë.
“12 vite diferencë. Mami më ka bërë një shoqe të ngushtë, jo motër”, ka shkruar ajo mbi foton e publikuar, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre shkon përtej lidhjes së gjakut dhe bazohet në një miqësi të veçantë.














































