Kryefjala Logo

Mes lotësh dhe buzëqeshjesh, Ledri Vula feston 40-vjetorin me Poem Blu në krah

10 Korrik, 2026 | 1:20 pm

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, feston sot një moment të rëndësishëm në jetën e tij, 40-vjetorin e lindjes. Një prej artistëve më të suksesshëm dhe më të dashur të skenës shqiptare të hip-hopit, Ledri hyn në një dekadë të re, duke vijuar të mbetet një nga emrat më me ndikim në industrinë muzikore.

Mesnata e ditëlindjes i rezervoi artistit një surprizë të veçantë. Pa e pritur, ai u përball me një festë intime të organizuar në fshehtësi nga njerëzit e tij më të afërt, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione.

Në këtë moment të rëndësishëm nuk munguan prindërit e tij, bashkëpunëtorët më të afërt dhe, mbi të gjitha, vajza e tij Poem Blu, e cila i qëndroi pranë gjatë fryrjes së qirinjve të tortës, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë.

 

Screenshot 2026 07 10 at 10.22.40 AMWhatsApp Image 2026 07 10 at 10.16.55 e1783672920604

Të ngjashme