Kryefjala Logo

U divorcua dhe per të festuar organizoi një event me 150 të ftuar, historia bëhet virale

2 Korrik, 2026 | 11:44 am

Historia e italianit Francesco Palombino ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, pasi ai vendosi të organizojë një festë luksoze për të shënuar fundin e martesës së tij, duke mbledhur rreth 150 të ftuar në një ceremoni që nuk kishte asgjë për t’iu pasur zili një dasme.

I ftuar në emisionin “La Volta Buona” të Caterina Balivo, Palombino tregoi se ideja lindi pas një periudhe shumë të vështirë emocionale. Në vitin 2023, ishte ish-bashkëshortja e tij ajo që kërkoi divorcin, një vendim që, sipas tij, e zhyti në një periudhë të errët.

“Kur një marrëdhënie përfundon nuk është kurrë diçka e bukur. Vuhet shumë dhe unë kalova një periudhë vërtet të vështirë,” u shpreh ai.

Francesco pranoi se ndarja erdhi pasi marrëdhënia nuk funksiononte më dhe se ishte ish-bashkëshortja ajo që vendosi t’i jepte fund martesës. Megjithatë, në vend që të mbyllej në vetvete, ai zgjodhi ta kthente atë moment në një simbol të një fillimi të ri.

Kështu organizoi një festë të kuruar në çdo detaj, me tavolina të caktuara për të ftuarit, menu të dedikuar, tortë, muzikë dhe open bar, një event që ai e përshkroi si festën e “lumturisë së re”. Fillimisht, ish-bashkëshortja nuk ishte parashikuar të merrte pjesë dhe më pas zgjodhi të mos ishte e pranishme.

Historia e tij ka ndarë opinionin publik. Disa e kanë cilësuar si një mënyrë origjinale për të mbyllur një kapitull të jetës, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar një teprim. Vetë Palombino këmbëngul se festa nuk ishte një akt hakmarrjeje ndaj ish-partneres, por një mënyrë për të përballuar dhimbjen dhe për të ecur përpara.

Të ngjashme