Kryefjala Logo

Dy mbesa në pak muaj, Megi Pojani ndan foton me duart plot

2 Korrik, 2026 | 8:14 am

Moderatorja Megi Pojani ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet duke mbajtur në krahë dy mbesat e saj.

Vogëlushet janë vajzat e dy motrave të Megit, Inës dhe Marsit të cilat u bënë nëna me vetëm pak muaj diferencë nga njëra-tjetra. Me këtë postim, Megi tregoi edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me familjen, ndërsa fotografia u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit.

Në imazh, moderatorja shihet duke përqafuar me shumë dashuri dy vogëlushet, ndërsa momenti familjar ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.

43E5E429 7AA2 4AEB B80D 0C7E8C91E7DB 05DAB18E 32FB 4243 BE0F E75057F4845C

Prej kohësh, Megi Pojani ka treguar se familja zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj dhe herë pas here ndan me ndjekësit momente të veçanta me njerëzit më të afërt. Ky postim vjen vetëm pak kohë pasi dy motrat e saj mirëpritën në jetë vajzat e tyre, duke e bërë Megin dy herë teze brenda një periudhe të shkurtër.  

Të ngjashme