Lajme
Alarm për mbytje në Shëngjin! Pas 3 orësh kërkime në det, kosovari gjendet duke pirë kafe
30 Qershor, 2026 | 10:56 am

Një alarm për një person të dyshuar të mbytur në det përfundoi si një keqkuptim në bregdetin e Shëngjinit.
Sipas informacioneve, një shtetas nga Kosova u raportua fillimisht si i zhdukur, duke ngritur dyshime se mund të ishte mbytur. Menjëherë pas njoftimit, autoritetet nisën një operacion kërkim-shpëtimi në det, ku për rreth tre orë u angazhuan ekipe të specializuara dhe mjete lundruese.
Ndërkohë që kërkimet ishin ende në zhvillim, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.
Burime bëjnë me dije se ai ishte larguar nga plazhi pa lajmëruar familjarët, gjë që shkaktoi shqetësim dhe mobilizoi shërbimet e emergjencës.
Fatmirësisht, ngjarja u mbyll pa pasoja, pasi personi i raportuar si i zhdukur u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

















































