Kryefjala Logo

Pogradec: Goditi bashkëshorten me bastun gjatë konfliktit në banesë, 69-vjeçarja niset me urgjencë drejt Tiranës

27 Qershor, 2026 | 8:09 pm

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është shënuar në Pogradec, ku një grua 69-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një konflikti të ndodhur në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë debatit, 78-vjeçari Muhamet Shembliko dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një bastun në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, e plagosura u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, mjekët vendosën transportimin me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Ndërkohë, 78-vjeçari është shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat, motivin e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar pasi të përfundojnë veprimet e para hetimore.

Të ngjashme