Showbiz
“Si ka mundësi?” Sara Hoxha ndan hallin veror me ndjekësit
29 Qershor, 2026 | 9:45 am

Edhe mushkonjat paskan preferenca! Këtë e ka kuptuar më së miri Sara Hoxha, e cila ka ndarë me ndjekësit një moment gazmor nga përditshmëria.
Blogerja publikoi një InstaStory ku shfaqet pa grim, ndërsa me humor shkruan: “Tell me si mund të të haj një mickonjë te syri dhe te hunda brenda 5 sekondave????”

Me sa duket, mushkonja nuk u mjaftua me një pickim të zakonshëm, por zgjodhi dy nga vendet më bezdisëse në fytyrë, duke e lënë Sarën të habitur.
Postimi ka bërë të qeshin ndjekësit, të cilët me siguri e kanë gjetur veten në “luftën” e përhershme me mushkonjat, sidomos gjatë ditëve të verës.















































