Kryefjala Logo

Momente tmerri në rodeo, 25-vjeçari në New York rrëzohet nga demi dhe shkelet prej tij

30 Qershor, 2026 | 10:52 am

Momente dramatike u regjistruan gjatë një rodeoje në lagjen Bronx të New York-ut, ku një kalorës 25-vjeçar mbeti i plagosur pasi u hodh nga një dem i tërbuar dhe më pas u shkel prej tij.

Pamjet e ngjarjes tregojnë të riun duke humbur ekuilibrin teksa përpiqej të qëndronte mbi kafshën. Gjatë lëvizjeve të vrullshme të demit, ai dyshohet se goditi kokën dhe për disa çaste humbi ndjenjat.

Sipas autoriteteve, demi vazhdoi të lëvizte në mënyrë agresive pasi e rrëzoi kalorësin, duke e shkelur para se stafi i sigurisë dhe organizatorët të ndërhynin për ta larguar nga rreziku dhe për të vënë kafshën nën kontroll.

IMG 8687

25-vjeçari mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Sipas informacioneve zyrtare, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Dëshmitarët thanë se pas rrëzimit ai dukej se kishte humbur përkohësisht ndjenjat. Kalërimi mbi dema konsiderohet një nga disiplinat më të rrezikshme të rodeos, për shkak të forcës së kafshëve dhe lëvizjeve të tyre të paparashikueshme.

Të ngjashme