Showbiz
Kujt i shkon më shumë? Egli Tako dhe Greta Kazazi bëjnë “xing” me fustanin në të njëjtin event
20 Qershor, 2026 | 10:43 am

Egli Tako dhe Greta Kazazi kanë tërhequr vëmendjen në një event buzë detit, ku janë shfaqur me të njëjtin fustan.
Dy vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar janë parë në të njëjtën festë të veshura me model të njëjtë në nuanca rozë, duke krijuar menjëherë diskutime në rrjetet sociale. Ndjekësit nuk kanë vonuar të komentojnë “xing”-un e modës, ndërsa fotot dhe videot nga eventi po qarkullojnë me shpejtësi.
Edhe pse secila ka sjellë stilin e saj personal, ngjashmëria e veshjeve ka qenë e pamundur të kalojë pa u vënë re. Në rrjet kanë nisur menjëherë krahasimet, me fansat që po diskutojnë se kujt i qëndron më bukur look-u rozë i mbrëmjes.













































