Kryefjala Logo

Pritej të këndonte në dasmën e Dua Lipës, por Sinan Vllasaliu përfundon në spital

5 Qershor, 2026 | 12:06 pm

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Vllasaliu, ka kaluar momente të vështira pas një aksidenti të rëndë që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Edona, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se i ati është në duar të sigurta dhe po rikuperohet.

Sipas saj, Sinani ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, por për shkak të aksidentit nuk mundi të ishte i pranishëm.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte në dasmën e Dua Lipës, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar Edona.

IMG 4852
Screenshot

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera mbi aksidentin, ndërsa ndjekësit dhe fansat i kanë uruar këngëtarit shërim të shpejtë.

Të ngjashme