Kryefjala Logo

Dua Lipa mes çiftit BriTeo? Shfaqet në krah të simbolit të tyre të dashurisë

4 Qershor, 2026 | 5:57 pm

Një detaj që dikur u kthye në simbolin e dashurisë mes Brikena Selmanit dhe Mateos në “Big Brother VIP Albania 5”, tashmë po bën xhiron e rrjetit në një tjetër version.

Arushi gjigant prej pellushi, i njohur nga fansat si “Boli”, është shfaqur së fundmi në një foto të superyllit botëror Dua Lipa, duke ngritur menjëherë reagime dhe batuta online.

Kujtojmë se arushi i famshëm iu dhurua Brikenës nga Mateo gjatë një prime-i të spektaklit dhe u kthye menjëherë në një nga “simbolet” më të komentuara të çiftit BriTeo. Mirëpo, në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për një krisje mes tyre, pas unfollow-ve në Instagram dhe zhdukjes së fotove së bashku, fansat kanë nisur me humor të pyesin: “Ku përfundoi Boli?”

E mesa duket, sipas rrjetit, “Boli” tashmë është në krahët e Dua Lipës.

b8c44632 c34a 48bc bef2 0e91c11bbdb9
Fotoja e këngëtares me një arush të madh pellushi ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në komente ironike, duke e lidhur menjëherë me historinë e famshme të BriTeos brenda BBVA5.

Të ngjashme