Showbiz
Sinan Vllasaliu në dasmën e Dua Lipës? Sa do të paguhet këngëtari shqiptar në eventin luksoz të vitit
3 Qershor, 2026 | 8:19 pm

Pas raportimeve se këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu mund të jetë pjesë e festimeve të dasmës së Dua Lipës dhe Callum Turner në Siçili, në rrjet kanë nisur menjëherë spekulimet edhe për pagesën që ai mund të përfitojë nga një event i tillë.
Sipas mediave rozë, ylli shqiptar po organizon një festë madhështore disa ditore në ambientet luksoze të Villa Valguarnera, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të muzikës, modës dhe Hollywood-it. Mes artistëve që përfliten për performancë është edhe Sinan Vllasaliu.
Interesant është fakti se, sipas një artikulli të publikuar më herët nga Panorama Plus, këngëtarët më të kërkuar në tregun shqiptar të dasmave paguhen nga 2 mijë deri në 6 mijë euro për një mbrëmje, ndërsa emri i Sinan Vllasaliut është renditur mes artistëve më të kërkuar për evente familjare.
Kjo ka ngritur një pyetje që po qarkullon edhe në rrjetet sociale: nëse Sinan Vllasaliu do të performojë vërtet në dasmën e Dua Lipës, a do të paguhet me tarifën e zakonshme prej rreth 5 mijë eurosh, apo me një shumë shumëfish më të lartë?
Duke pasur parasysh profilin ndërkombëtar të Dua Lipës, buxhetin e pritshëm të eventit dhe faktin se bëhet fjalë për një nga dasmat më të komentuara të momentit, nuk përjashtohet mundësia që tarifa të jetë dukshëm më e lartë se ajo e zakonshme. Nga ana tjetër, nuk mungojnë as zërat që spekulojnë se performanca mund të jetë një ftesë speciale për të nderuar rrënjët shqiptare të këngëtares.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as për pjesëmarrjen e Sinan Vllasaliut dhe as për ndonjë marrëveshje financiare, ndaj gjithçka mbetet në kuadrin e raportimeve dhe spekulimeve mediatike. Megjithatë, nëse ai do të ngjitet në skenën e dasmës së Dua Lipës, pritet të jetë një nga momentet më të komentuara të festës.












































