Kryefjala Logo

Kërkoi informacion nga jashtë, fermeri përjashtohet nga gara

2 Qershor, 2026 | 8:56 am

Kanë mbetur vetëm dy javë nga finalja e madhe e Ferma VIP 3, teksa tensionet janë rritur shumë dhe aspirate për ta fituar kanë shprehur disa prej tyre.

Por pak minuta para nisjes së spektaklit mbrëmjen e djeshme, Agai ka marrë vendimin për të përjashtuar Sorginin.

Vetë fermerët nuk kishin asnjë informacion, por iu komunikua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha se Sorgini kishte kërkuar informacion nga jashtë, një gjë që në këtë format është rreptësisht e ndaluar.

Fermerët shprehën keqardhje për përjashtimin e Sorginit, ndërsa i kanë uruar fat në vazhdim.

Të ngjashme