Kryefjala Logo

Në krah të Zajminës në ditë të vështira, mesazhi prekës mes dy mikeshave

4 Maj, 2026 | 12:20 pm

Zaimina Vasjari duket se po kalon një periudhë jo të lehtë, ndërsa pranë saj nuk ka munguar mbështetja e një prej njerëzve më të afërt, Çiljeta Xhilaga.

Në një postim në InstaStory, Zaimina ka ndarë një moment emocional ku shihet në shoqërinë e Çiljetës, teksa e falënderon publikisht për qëndrimin pranë saj. “Njerëzit njihen në ditët e vështira… dhe sot ti më qëndrove pranë. Të dua shumë”, shkruan ajo, duke e etiketuar këngëtaren.

36d7e714 0c67 46de b916 96f2099c4ecc

Nga ana tjetër, Çiljeta e ka ripostuar këtë dedikim, duke i kthyer një mesazh të ngrohtë mikeshës së saj. Me tone miqësore dhe pak humor, ajo shprehet se gjithmonë do të jetë pranë Zajminës, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

f650f3dd a0b6 4f32 81aa 8cfb04dcebeb

Ky shkëmbim mes tyre tregon qartë se, përtej ekranit dhe jetës publike, miqësia e tyre mbetet e fortë sidomos në momentet më të vështira.

Të ngjashme