Showbiz
Gimbo ndan momentin më të bukur: “Familja” me dy gratë më të rëndësishme
30 Prill, 2026 | 11:29 pm

Gimbo ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment mjaft të veçantë dhe familjar në rrjetet sociale. Përmes një Instastory, ai ka publikuar një foto ku shfaqet i buzëqeshur mes dy figurave më të rëndësishme në jetën e tij: nënës dhe partneres së tij, Selin.
Krahas imazhit, ai ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por me shumë peshë emocionale: “Familja”, duke dhënë një mesazh të qartë për lidhjen e fortë që i bashkon.

Ndërkohë, çifti duket se po shijon disa ditë relaksi në Kosovë. Ata ndodhen në Istog, vendlindjen e Gimbos, ku Selin ka udhëtuar për të qenë pranë tij dhe për të kaluar kohë me familjen e partnerit. Ky moment i ndarë publikisht ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë pritur me shumë dashuri këtë pamje kaq të ngrohtë.












































