Lifestyle
Kujdes nga furra e ndotur/ Yndyra e djegur dhe mbetjet e ushqimit rrezikojnë shëndetin
22 Prill, 2026 | 12:56 pm

Pastrimi i furrës mbetet një nga detyrat më të neglizhuara në shtëpi, edhe pse ka ndikim të drejtpërdrejtë te shëndeti dhe siguria në kuzhinë.
Sa shpesh duhet bërë kjo varet nga përdorimi i saj, por në familjet ku gatuhet shpesh, rekomandohet që pastrimi të bëhet çdo disa javë ose të paktën një herë në muaj.
Kur furra nuk pastrohet rregullisht, yndyra dhe mbetjet e ushqimit grumbullohen dhe digjen sa herë ndizet. Kjo jo vetëm që krijon aroma të pakëndshme, por mund të çlirojë edhe substanca të dëmshme që ndikojnë te ushqimi që përgatitet më pas.
Në shumë raste, shija dhe aroma e gatimeve ndryshon, pasi ushqimi thith mbetjet e gatimeve të mëparshme.
Një tjetër problem lidhet me sigurinë. Yndyra e grumbulluar mund të marrë flakë lehtësisht, duke rritur rrezikun e zjarrit në kuzhinë.
Po ashtu, papastërtitë ndikojnë edhe në funksionimin e furrës, pasi nxehtësia nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë, duke sjellë pjekje të pabarabartë dhe konsum më të madh të pajisjes.
Mbajtja e furrës së pastër nuk është vetëm çështje estetike. Është një hap i thjeshtë që ndihmon për ushqim më të sigurt, më të shijshëm dhe një ambient më të mbrojtur në shtëpi.

















































