Kryefjala Logo

21 prill 2026, horoskopi sipas Paolo Fox

21 Prill, 2026 | 8:24 am

Dashi

Në punë kanë dalë në pah disa probleme konkrete. Ose ke nisur një projekt me vonesë, ose rezultatet nuk janë ato që prisje. Ka tension dhe ndjen që duhet të ndryshosh mënyrën si po vepron. Edhe pse ke mbështetje planetare, ndikimi i Jupiterit tregon se je në një fazë rishikimi dhe mund të duhet të heqësh dorë nga disa gjëra.

Demi

Venusi është ende në shenjën tënde për pak kohë, ndërsa Dielli bëhet më aktiv. Kjo është një periudhë e rëndësishme për punën. Nga fundi i prillit dhe fillimi i majit do kesh më shumë angazhime dhe mundësi. Nuk është kohë për të qëndruar në vend. Nëse ke ide, duhet t’i zhvillosh.

Binjakët

Situata po përmirësohet, por marsi ka qenë i çrregullt dhe tani duhet të kuptosh çfarë ka ndodhur. Ky është viti yt dhe mund të dalësh shumë mirë, por vetëm nëse shmang gabimet, sidomos ato që vijnë nga nxitimi apo pakujdesia. Nëse ke bërë gabime, tani është momenti t’i rregullosh. Fundi i muajit sjell mundësi për të vënë gjërat në rregull.

Gaforrja

Je ndër shenjat më të favorizuara. Mesjavën Hëna do jetë në shenjën tënde dhe kjo të jep mbështetje. Në punë ka stabilitet dhe mundësi për vazhdimësi. Në dashuri, gjithçka varet nga ti: pas një periudhe të vështirë në mars, tani duhet të rikthesh qetësinë. Disa mund të rikthejnë një lidhje, të tjerë do të nisin diçka të re.

Luani

Ky është një moment shumë i mirë për ty. Edhe pse fundjava ka qenë e lodhshme, situata po përmirësohet. Në dashuri ka pasur pasiguri, por nga e premtja Venusi bëhet sërish aktiv dhe gjërat përmirësohen. Nëse ke qenë i fokusuar vetëm te puna, tani duhet t’i kushtosh më shumë rëndësi ndjenjave. Mund të marrësh vendime të rëndësishme për marrëdhëniet.

Virgjëresha

Je në një moment ndryshimi pozitiv. Shumë tensione të muajve të fundit kanë përfunduar dhe tani mund të mendosh më qartë për të ardhmen. Edhe nëse jashtë nuk ka ndryshuar shumë, brenda vetes ndihesh më mirë dhe më i qetë. Duhet të largosh ankthin dhe të marrësh iniciativa konkrete.

Peshorja

Shumë prej jush ndihen të irrituar për shkak të një situate të paqartë në punë. Mund të jeni duke bërë më shumë sesa ju njihet, ose të jeni të rrethuar nga persona që nuk bashkëpunojnë ose marrin merita që nuk u takojnë. Kjo krijon një ndjesi pakënaqësie që duhet menaxhuar me kujdes, përndryshe rrezikoni të hyni në konflikte me të gjithë. Kujdes edhe në marrëdhënie, pasi mund të ketë ndryshime që lidhen edhe me shtëpinë.

Akrepi

Në këtë periudhë mund të ndjeni dëshirë të riktheni një dashuri të kaluar. Javët e fundit nuk ju kanë lejuar të përqendroheni te ndjenjat. Një lidhje e re mund të ketë qenë e bukur, por tani kërkoni më shumë siguri. Në lidhjet e vjetra duhet të rikthehet qetësia. Nga e premtja situata përmirësohet dhe hapen mundësi më të gjera. Ka edhe zhvillime në punë dhe kontrata të reja.

Shigjetari

Tani ndjeni nevojën të veproni dhe të rikuperoni kohën e humbur. Periudha nga janari në mars mund të ketë qenë e vështirë ose e bllokuar. Tani është momenti për një fillim të ri, sidomos në punë. Në dashuri, nëse dikush ju ka lodhur, nga e premtja do jeni shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

Bricjapi

Po përballeni me një tension të përditshëm, sikur duhet të mbroheni vazhdimisht. Në punë ka disa përmirësime, por javët e fundit kanë sjellë debate dhe konflikte, sidomos nëse keni larguar persona që nuk ju kanë vlerësuar. Disa marrëdhënie janë mbyllur. Tani duhet të mendoni më shumë për ndjenjat dhe jetën personale.

Ujori

Lërini pas ato që ndodhën fundjavën e kaluar. Kjo është një periudhë që sjell përmirësim, sidomos në dashuri. Nga data 24, Venusi do jetë në favorin tuaj dhe do sjellë mundësi për njohje dhe miqësi të reja. Shumë prej jush duan të ndryshojnë jetën dhe të takojnë njerëz të rinj. Në punë pritet një ndryshim.

Peshqit

Sot duhet të bëni kujdes me fjalët, sepse mund të reagoni me nervozizëm dhe të krijoni probleme në marrëdhënie. Po hyni në një fazë ku duhet të bëni vlerësime të rëndësishme, sidomos nga e premtja. Edhe në marrëdhënie të mira mund të ketë tensione për shkak të problemeve të jashtme. Nëse nuk ndiheni mirë me disa persona, do filloni të mendoni për ndryshime. Deri në qershor është një periudhë e mirë për të mbyllur projekte dhe për të arritur rezultate.

Të ngjashme