Lifestyle
Philip Morris International PMI publikon Raportin Vjetor 2025: Progres real dhe i matshëm drejt një të ardhmeje pa tym
17 Prill, 2026 | 6:27 pm

Philip Morris International (PMI) ka publikuar rezultatet e Raportit Vjetor të Performancës 2025, me titull “Change in Motion”, duke dëshmuar progres të prekshëm në transformimin e biznesit të kompanisë dhe në ambicien e saj për të krijuar një të ardhme pa tym.
Sipas raportit, rreth 43.5 milionë përdorues të rritur në mbarë botën përdorin aktualisht produktet inovative pa tym të PMI, të cilat janë të disponueshme në 106 tregje. Ky segment gjeneroi 16.9 miliardë dollarë të ardhura neto, duke përbërë 41.5% të të ardhurave totale vjetore të kompanisë, çka sinjalizon qartë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e industrisë.
Në të njëjtën kohë, PMI vijon të operojë globalisht përmes një rrjeti prej më shumë se 20,700 furnitorësh dhe mbi 84,900 punonjësish. Kompania menaxhon 50 objekte prodhimi në 31 vende, nga të cilat 21 janë të dedikuara për prodhimin e produkteve pa tym.
“Prej më shumë se një dekade, PMI është përpjekur të udhëheqë ndryshimin në industri duke u larguar nga cigaret, dhe ky transformim shkon përtej inovacionit të produkteve. Transformimi nuk është një projekt me një afat të paracaktuar, por një proces i vazhdueshëm përmirësimi, inovacioni dhe përshtatjeje që na mban të vlefshëm dhe të qëndrueshëm në treg,” u shpreh Jacek Olczak, Drejtor Ekzekutiv i Philip Morris International.
Raporti i vitit 2025 shënon gjithashtu përmbylljen e Roadmap 2025 duke komunikuar arritjet për secilin objektiv të prezantuar nga kompania në vitin 2020, si dhe nisjen e një faze të re strategjike – Value Plan 2030+, i cili do të udhëheqë rrugëtimin e mëtejshëm drejt rritjes së qëndrueshme.
Gjatë vitit 2025, PMI forcoi më tej qasjen e saj ndaj qëndrueshmërisë duke përcaktuar gjashtë prioritete kryesore: konsumatorët dhe ndikimi i produkteve në shëndet, ekonomia qarkulluese, ndryshimet klimatike, natyra dhe biodiversiteti, fuqia punëtore e kompanisë dhe punonjësit në të gjithë zinxhirin e vlerës. Këto prioritete janë të integruara në strategjinë afatgjatë të kompanisë.
“Plani ynë përcakton qartë se çfarë mund të kontrollojmë drejtpërdrejt dhe çfarë kërkon veprim e bashkëpunim me partnerë të tjerë, duke vendosur një bazë të fortë për një ndikim efektiv. Në këtë frymë, prezantojmë Value Plan 2030+ si një ftesë për dialog, një platformë bashkëpunimi dhe një udhërrëfyes për kapitullin e ardhshëm duke e shndërruar qëndrueshmërinë në vlerë afatgjatë për biznesin,” tha Jennifer Motles, Drejtoreshë për Qëndrueshmërinë në PMI.
Një aspekt i rëndësishëm i qasjes së qëndrueshme të biznesit të PMI-së është zbatimi i vazhdueshëm i programeve Youth Access Prevention (YAP), të cilat synojnë parandalimin e aksesit të të miturve në produktet e nikotinës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese në terren. Deri në fund të vitit 2025, këto programe janë zbatuar në të gjitha tregjet ku operon kompania (duke mbuluar 98% të volumit të produkteve) dhe duke tejkaluar objektivat e paracaktuar.
Në Shqipëri, programi YAP ka qenë aktiv prej vitesh. Vetëm gjatë vitit 2025, 100% e rrjetit të shitjes direkte dhe indirekte me të cilin bashkëpunon kompania më shumë se 4,000 pika shitjeje u përfshi në komunikimet e programit.
Shitësit i nënshtrohen trajnimeve vjetore, ndërsa një formë e rëndësishme komunikimi me konsumatorët e rritur janë edhe stikerat informues të vendosur në pikat e shitjes, të cilët theksojnë qartë ndalimin e shitjes së produkteve të nikotinës për të miturit.
Me Value Plan 2030+, PMI e përkufizon fazën e ardhshme të strategjisë së saj jo si një destinacion përfundimtar, por si një proces në zhvillim të vazhdueshëm, me fokus të qartë në krijimin e një të ardhmeje pa tym dhe në ofrimin e vlerës afatgjatë për shoqërinë.

















































