Kryefjala Logo

Ishulli italian që të paguan 15 000 € për të jetuar aty. Shtëpitë kushtojnë 1 €

4 Shkurt, 2026 | 9:54 am

Ka vende në Itali që po përpiqen të kthejnë jetën në vendet e vogla dhe të boshatisura të ishujve dhe maleve për shkak të rënies së popullsisë dhe emigrimit të të rinjve. Për të rikthyer njerëzit dhe për të rilindur komunitetet, disa autoritete lokale po ofrojnë stimuj shumë tërheqës:

Në ishullin e Sardenjës (në disa zona me pak banorë) autoritetet ofrojnë deri në 15 000 € për këdo që vendos të bëjë blerje apo rinovojë një shtëpi, të transferojë rezidencën dhe të jetojë atje si banor i përhershëm. Përfitimi mund të përdoret për pjesërisht për blerjen ose ndërtimin e shtëpisë. Kushti kryesor: Duhet të blesh apo rindërto shtëpinë në komune me nën 3 000 banorë.

Duhet të regjistrohesh si banor permanent brenda rreth 18 muajsh pas blerjes.
Bonusi shpesh mbulon pjesën e një pjese të kostove (deri në 50 %), jo gjithçka.
Përveç bonuseve, disa fshatra të vogla në zonat e brendshme, përfshirë ato në Sardenjë, ofrojnë shtëpi të vjetra për vetëm 1 € domethënë me një çmim simbolik. Këto shtëpi zakonisht janë të vjetra apo të braktisura dhe kërkojnë rinovim të plotë, por kjo është pjesë e strategjisë për të rikthyer jetë në këto zona.

Edhe pse shtëpia mund të kushtojë vetëm 1 €, kostoja reale e rinovimit dhe taksave mund të jetë ndjeshëm më e lartë. Por me bonusin prej 15 000 €, puna bëhet më e përballueshme.
Shumë fshatra italiane, veçanërisht në ishuj dhe zona rurale, po shpërngulen dhe boshatisen pasi të rinjtë i lënë këto vende për punë dhe mundësi më të mira në qytete. Për të ndaluar këtë trend dhe për të ringjallur këto komunitete, autoritetet kanë vendosur bonusë ekonomikë dhe programe stimuluese për banorë të rinj.

Të ngjashme