Lifestyle
4 shkurt 2026, horoskopi sipas Paolo Fox
4 Shkurt, 2026 | 9:40 am

Dashi
Ditët që po kalon janë të trazuara. Problemet apo përplasjet që nisën në fillim të janarit tani po rikthehen për zgjidhje. Pozicioni i yjeve të jep më shumë guxim dhe siguri për të vepruar. Kjo ditë është e favorshme për marrëdhëniet personale dhe për të marrë përgjigje që i ke pritur. Megjithatë, në aspektin financiar dhe ligjor kërkohet kujdes i shtuar. Marrëveshjet, kontratat apo çështjet juridike nuk duhen nxituar.
Demi
Po hyn gradualisht në një fazë rikuperimi. Nga fundi i janarit shumë persona të kësaj shenje kanë marrë një konfirmim ose një hapje të re në punë. Ke lënë pas debate dhe keqkuptime. Ndryshimi i vërtetë pozitiv nis pas datës 10 shkurt, kur situata emocionale dhe profesionale përmirësohet ndjeshëm. Stresi i javëve të kaluara po bie.
Binjakët
Kjo është një periudhë shumë e mirë për dashurinë. Lidhjet që kanë rezistuar deri tani po forcohen edhe më shumë. Nga ana tjetër, nuk je më i gatshëm të tolerosh marrëdhënie që të lodhin. Vendimet përfundimtare do t’i marrësh pas datës 10 shkurt. Kujdes me financat dhe shëndetin fizik.
Gaforrja
Pas datës 10 shkurt nis një periudhë shumë pozitive për dashurinë dhe punën. Konfliktet e fillimit të vitit po zbuten dhe po hapet një kapitull i ri. Dita e sotme mund të sjellë lodhje, por idetë janë të mira dhe drejtimi i saktë.
Luani
Këto ditë mund të ndihesh i demotivuar. Nuk është koha për fitore të mëdha, por për durim. Gjysma e dytë e muajit do të sjellë përmirësime të dukshme. Mos u përfshi në debate të panevojshme dhe mos reagoni me impuls.
Virgjëresha
Qasja jote e matur dhe analitike po të ndihmon të dalësh nga tensionet e fundit. Ke ndjerë presion apo kritika, por tani yjet të ofrojnë mbrojtje dhe stabilitet. Dita është e përshtatshme për të bërë kërkesa apo për të sqaruar pozicione.
Peshorja
Vazhdon të jesh ndër shenjat më të favorizuara të muajit shkurt. Kjo është një periudhë shumë e mirë për t’u angazhuar në aktivitete krijuese, sepse ke mundësi reale të marrësh vlerësim, mbështetje dhe rezultate konkrete. Me këtë konfigurim astrologjik jo vetëm që mund të ecësh përpara, por mund të arrish edhe një rikthim të fortë personal dhe profesional. Shumë Peshore kanë kaluar vështirësi gjatë vitit 2025 dhe kanë nisur janarin me lodhje emocionale, ndaj tani ka nevojë për forcim moral, shpirtëror dhe ndjenjash. Energjia e Venusit vazhdon të të mbështesë.
Akrepi
Sot qielli tregon paqartësi dhe pasiguri, jo aq për shkak të Hënës, por për shkak të pozicionimit nervoz të disa planetëve. Kohët e fundit mund të kenë lindur debate të vogla ose tensione që kërkojnë qetësim. Nga ana tjetër, dita e diel pritet të jetë shumë pozitive për ndjenjat. Ata që kanë kaluar një krizë në dashuri, është mirë të mos marrin vendime përfundimtare para datës 10 shkurt.
Shigjetari
Qielli mbetet i fortë, por vëmendje duhet t’i kushtosh gjendjes fizike. Hëna është në pozicion jo të favorshëm sot dhe edhe dje ka krijuar lodhje. Nuk është momenti për të tepruar apo për të sforcuar veten. Nëse ke pasur tensione apo polemika, duhet të rikuperosh qetësinë e brendshme. Ditët e enjte dhe të premte do të jenë më të mira dhe më energjike.
Bricjapi
Edhe nëse ka përplasje apo polemika, ti mbetesh i fortë dhe i qëndrueshëm. Është e vështirë që dikush të ndalë rrugën tënde përpara. Megjithatë, pozicioni i Jupiterit të shtyn të reflektosh për financat, kreditë, huatë apo çështje të së shkuarës që ende të rëndojnë. Ke nevojë për siguri afatgjatë. Në dashuri po rikthehet pasioni dhe që nga e diela situatat bëhen më të lehta për t’u menaxhuar.
Ujori
Herë pas here ndjen një dëshirë të fortë për të ndryshuar jetën. Ujorët më të rinj, pa shumë detyrime, mund të bëjnë zgjedhje të guximshme drejt lirisë personale deri në pranverë. Ata që kanë familje ose përgjegjësi duhet të llogarisin më shumë pasojat, çka e bën procesin më të ndërlikuar. Energjia e brendshme dhe padurimi duhet të shprehen në mënyrë konstruktive, përndryshe kthehen në nervozizëm. Ditët në vijim janë të favorshme për dashurinë dhe komunikimin e sinqertë.
Peshqit
Je në një fazë force dhe mbrojtjeje të fortë. Edhe nëse dikush përpiqet të të sulmojë apo të të pengojë, nuk arrin qëllimin. Megjithatë, dita e sotme sjell pak lodhje fizike, ndaj është mirë të mos përfshihesh në situata të panevojshme. Kjo rënie është kalimtare. Shtyje çdo takim apo diskutim të vështirë për nesër, për të shmangur polemika të kota.

















































