Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi nga dera e SPAK: Në rregull bashkë? A ju thashë që do puthej Ina me Keijsin?

22 Janar, 2026 | 7:49 pm

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO në zbatim të zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët, teksa u tha: “U puth Ina me Keijsin, kur thashë unë dashuri me regji nuk më besuat. Si këtu, drejtësi me regji”.

Vitin e kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Hetimi i SPAK nisi në vitin 2019 dhe u zgjerua në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme, të cilat u bashkuan në një të vetëm në vitin 2024.

Të ngjashme