Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi hedh poshtë mitin e “kunatave si motra”, ironizon raportin me motrën e Ilirit

7 Janar, 2026 | 11:29 am

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje me vëllanë e Selin, u komentua mbrëmjen e djeshme në studio gjatë prime-it të BB Vip Albania 5.

A janë sjellë ato si aleate apo kundërshtare? Ledioni u shpreh se në këndvështrimin e tij, dy kunata janë si motra, ndërsa menjëherë reagoi Monika Kryemadhi.

Duke buzëqeshur ajo tha:

“Avash mo avash… kunata janë, ndaj i thonë kunatë dhe jo kuditë. Unë për shembull me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë kurse me nusen e vëllait tim kam folur ia kam marrë shpirtin.”

Të ngjashme