Kryefjala Logo

Video: Mateo sqaron njohjen me Brikenën

4 Janar, 2026 | 4:07 pm

Gjatë një bisede, Mateo ka sqaruar versionin e tij mbi raportin me Brikenën. Ai tregoi se, që në momentin e hyrjes në shtëpi, produksioni e kishte pyetur nëse njihte ndonjë banor dhe ai kishte qenë i sinqertë për njohjen e mëparshme. Sipas tij, mes tyre kishte pasur komunikim të gjatë në distancë dhe një takim, por pa kaluar në atë që mund të quhet lidhje formale.

Mateo: Unë kur hyra më puetën: “A njeh njeri?” Dhe normalisht i thashë kë njihja dhe thashë: “Kam pas njohje, kemi folur për një kohë shumë të gjatë në distancë, jemi takuar. Nuk ka pasur ça mund të mendoni ju…

Brikena: Vetëm një herë!

Mateo: Po pra, nuk quhet lidhje. Realisht po ka pas ndjenja, ka pas respekt.

Brikena: Nga ana jote mund të ketë pasur ndjenja.

Reagimi i Brikenës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo e kundërshtoi versionin e Mateos, duke theksuar se ndjenjat, nëse kanë ekzistuar, kanë qenë vetëm nga ana e tij.

Momenti ka ndezur diskutime të shumta mes banorëve dhe publikut, ndërsa pritet të shihet nëse kjo përballje mes ish-partnerëve do të sjellë përplasje të tjera apo strategji të reja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të ngjashme