Kryefjala Logo

Rrëfimin më emocionues për vitin që lamë pas e bëri Mehdi Malkaj

1 Janar, 2026 | 9:17 am

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka ndarë një nga rrëfimet më të forta dhe prekëse të jetës së tij, duke e cilësuar vitin që lamë pas si më të bukurin për të dhe familjen e tij…jo për shkak të suksesit artistik, por për një fitore jetike, njerëzore.

Në një rrëfim që preku thellë publikun, Malkaj foli hapur për betejën shumëvjeçare të djalit të tij me varësinë nga droga, një luftë e gjatë që, sipas tij, nuk u përballua vetëm nga një individ, por nga e gjithë familja.

“Mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time. Për një arsye shumë të fortë. Kam dy fëmijë, djalë dhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite. Tani nuk është më. Në qoftë se e urren një njeri shumë mos e mallko kurrë ‘të pafsha fëmijët duke përdorur drogë’. Janë vite të tëra që kam luftuar, e gjithë familja.”

Fjalët e tij, të thëna mes emocionesh dhe lotësh, janë një thirrje e fortë për empati dhe ndërgjegjësim, duke zbuluar një realitet që shumë familje e përjetojnë në heshtje. Për Malkajn, ky vit nuk matet me role, skena apo duartrokitje, por me rikthimin e shpresës dhe shpëtimin e djalit të tij.

Të ngjashme