Kryefjala Logo

Peshngritësi me tre shokë abuzuan me një vajzë. Kërkohen 10 vite burg për sportistin e famshëm

6 Dhjetor, 2025 | 2:53 pm

Prokuroria e Trapanit ka kërkuar një dënim prej dhjetë vitesh burg për kampionin olimpik të peshëngritjes Antonino Pizzolato, fitues i medaljes së bronztë në Paris 2024 dhe Tokio 2021. Hetuesit e akuzojnë sportistin për përdhunim të rëndë në grup, një çështje që ka tronditur opinionin publik në Itali.

E njëjta kërkesë dënimi është paraqitur edhe për tre të pandehur të tjerë: Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në korrik të vitit 2022, në Trapani, ndaj një turisteje finlandeze, të cilën sportisti e kishte takuar së bashku me disa bashkatdhetare të saj në një restorant.

Sipas prokurorëve Andrea Tarondo dhe Giulia Sbocchia, vajza kishte konsumuar alkool dhe pas largimit nga restoranti ishte distancuar nga dy shoqet e saj. Pikërisht në këtë moment, dyshohet se të katërt meshkujt kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj. Sulmi, sipas hetimit, është ndërprerë vetëm kur e reja, duke qarë, ka kërkuar të kthehej në hotel.

Prokurorja Sbocchia ka deklaruar se “gjatë procesit gjyqësor nuk doli asnjë provë që të vërtetonte ekzistencën e pëlqimit”.

1b8fe5c0 d7e4 4c77 970e 88c76d1bc29b

Seanca gjyqësore është shtyrë për në janar, kur pritet të paraqiten argumentet e mbrojtjes. Çështja vijon të ngjallë reagime të forta, për shkak të profilit publik të sportistit dhe natyrës së rëndë të akuzave.

Të ngjashme