Lajme
Nuk habitemi me zbutjen e dënimit të Debora Keçit, pak muaj më parë SPAK-u “ledhatoi” komandanten e inceneratorëve Alba Thoma
31 Maj, 2025 | 8:20 pm

Opinioni publik komenton i tronditur për dënimin minimal të drejtoreshës së Erion Veliaj, Debora Keçi pas akuzave per korrupsion, por nuk është hera e parë që ndodh ky zhgënjim për emra të lidhur me korrupsion. Në 5 dhjetor 2024 Gjykata e Posaçme për Korrupsion “ledhatoi” Alba Thoma duke i ndryshuar masën e sigurisë. Nën hetim për inceneratorin e Tiranës, Alba Thoma doli në 5 dhjetor 2024 nga arresti i shtëpisë, pasi Gjykatës Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj saj.
Pas kërkesës së bërë nga e pandehura, GJKKO, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Alba Thoma ka qenë drejtoreshë juridike në Ministrinë e Mjedisit gjatë kohës që shqyrtoheshin kontratat koncesionare për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit.
Alba Thoma, ishte e marrë nën akuzë bashkë me 11 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, për dosjen e inceneratorit.


















































