Kryefjala Logo

Belinda Balluku mesazh Diasporës për votat e Fierit: Kam 19 733 përqafime për ju, nuk do t’ju zhgënjejmë

18 Maj, 2025 | 10:29 pm

Belinda Balluku, zv/kryeministre, ministre dhe drejtuese politike e PS për qarkun e Fierit, pas fitores historike dhe të paimagjinueshme, ku mori 12 deputetë nga 16, shkruan sot në statusin e saj në facebook:

“Mirënjohje për të gjithë shqiptarët e Diasporës që besuan me votë Partinë Socialiste????dhe vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030, Shqipërinë Europiane.

19 733 përqafime, një për çdo votues të Diasporës në qarkun e Fierit! Na keni vendosur para një përgjegjësie të madhe dhe na keni mbushur zemrën plot.

Jeni më të mirët dhe nuk do t’ju zhgënjejmë”- përfundon Balluku mesazhin e saj falenderues.

Fieri është me dominancë të së majtës, por kurrë në historinë e PS nuk janë marrë kaq shumë mandate deputeti.

IMG 6660
Në vitin 2021, ishte Gramoz Ruçi, si drejtues politik dhe që njihet si “shtylla kurrizore” e PS, por mori vetëm 9 deputetë, bile vetë ishte i 10-ti e humbi mandatin. Ndërkohë Belinda Balluku shkroi historinë e saj në PS, sepse bëri atë që asnjë nuk e fantazonte.

Të ngjashme