Kryefjala Logo

Neritan Liçaj: Adriana Kalaja është një kala – e papërkulur, e pashitshme dhe e denjë për Kuvendin

9 Maj, 2025 | 10:41 am

Aktori i njohur dhe aktivisti i kauzave qytetare, Neritan Liçaj, ka dhënë një mesazh të fortë mbështetës për kandidaten për deputete të Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Liçaj e cilëson Kalajën si një figurë të pazëvendësueshme për përfaqësimin qytetar në Kuvend.

“Të nderuar tiranas dhe tiranase, shqiptarë kudo që jeni, të majtë dhe të djathtë – unë jam Neritan Liçaj dhe ju nxis të votoni për Adriana Kalajën,” shprehet ai. “Përveçse është mikesha ime shumë e mirë, ajo përfaqëson familjet autentike tiranase, por edhe vlerat e vërteta të luftës qytetare.”

Liçaj e përshkruan Kalajën si një “kala” – të papërkulur, të pashitshme dhe të pableshme. Ai kujton angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ku ajo ishte një nga zërat më të fortë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe vlerave publike.

“Ajo e do këtë vend, e do Tiranën, dhe jam i sigurt që do të bëjë më të mirën për çdo qytetar. Do të jetë zëri i popullit në Parlament,” përfundon Liçaj, duke i uruar fitoren me gjithë zemër dhe duke thirrur: “Rroftë Shqipëria, rroftë Tirana, rroftë demokracia!”

Të ngjashme