Lajme
Amerikani Robert Francis Prevost u zgjodh Papa i ri i Kishës Katolike, Donald Trump: Nder i madh për vendin tonë, mezi pres ta takoj!
8 Maj, 2025 | 8:14 pm

Presidenti Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike, i cili do të quhet ndryshe “Papa Leon i XIV”.
“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë”, ka shkruar Trump, ndërsa shton më tej se zgjedhja e tij është një ndr i madh për Amerikën pasi ai është i pari amerikan që zgjidhet Papë.
“Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës”, shprehet Trump.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkruan Trump në Truth Social.


















































