Kryefjala Logo

Ajo s’është veç kandidate – është goca e Rremës Adriana Kalaja rikthen shpirtin e Tironës në politikë

4 Maj, 2025 | 6:54 pm

Nuk është vetëm një kandidate për deputete. Adriana Kalaja është goca e Rremës – atij Rremës që çdo tironas e kujton me respekt, buzëqeshje dhe mall. Ai që për vite me radhë e bëri “kafenë e Rremës” një strehë të qytetit, një vend ku hallet ndaheshin bashkë me sheqerin në filxhan. Aty ku fjala e mirë, buka dhe mikpritja nuk njihnin parti, as dallime. Vetëm njerëz.

Në një mesazh të sinqertë e të ndjerë, Kalaja rrëfen se çdo të diel shkon të takojë prindërit e saj të ndjerë, Rremen dhe Bardhën, për të folur me ta për gjithçka që ndodh. Pastaj, si çdo tironase e vjetër, ulët te kafja e Rremës dhe pi një kafe me veten – me kujtimet, me mësimet e jetës, me barrën e përgjegjësisë që tani mban mbi supe.

“Sa e sa njerëz kanë pirë kafenë nga dora e Rremës… sa e sa kanë ngrënë bukën nga dora e Bardhës,” thotë ajo, duke kujtuar rrënjët e saj në një Tironë që po zbehet mes betonit dhe harresës.

Por Adriana nuk ka ardhur për të treguar nostalgji. Ka ardhur për të sjellë atë frymë në politikë: të shërbimit, të përkushtimit, të derës së hapur për çdo njeri. Ajo nuk kërkon votën si një “politike”, por si goca e Rremës – si dikush që di ç’do të thotë të dëgjosh, të ndihmosh, të jesh aty kur të tjerët kanë nevojë.

“Më votoni, sepse unë jam goca e Rremës dhe e Bardhës. Unë do jem Kalaja juaj në Tironë,” thotë ajo në fund të mesazhit të saj.

Një zë i vërtetë. Një figurë që nuk premton mrekulli, por ofron diçka më të rrallë: zemrën e një tironaseje që nuk ka harruar nga vjen – dhe që nuk do të harrojë as ata që i besojnë.

https://www.instagram.com/reel/DJPLZIoNjwV/?igsh=MWtkMm1oM3VzbWEx

Të ngjashme