Kryefjala Logo

Edhe pse shtatëzënë, Megan Fox ndahet nga partneri, shkak tradhëtia

11 Dhjetor, 2024 | 3:10 pm

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ndarë vetëm disa muaj pasi Megan njoftoi për shtatzëninë e saj.

Burimet thonë për TMZ se Megan dhe MGK i dhanë fund gjërave gjatë Ditës së Falenderimeve ndërsa ishin bashkë në Vail, Kolorado.

Thuhet se është se Megan gjeti material në telefonin e MGK-së që ishte shqetësues. MGK u largua herët nga udhëtimi dhe që atëherë, ish-çifti nuk është parë më dhe ata nuk janë bashkë në këtë moment.

Sakaq, Megan e la atë pasi zbuloi se ai kishte qenë duke shkruar me femra të tjera.
“Kur ata po festonin Ditën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte telefonin e tij”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se i gjeti mesazhet.

Të ngjashme