Showbiz
Fjolla Morina sërish drejt martesës; Ai jeton në Dubai
27 Nëntor, 2024 | 4:05 pm

LAJME
HULUMTIME/ANALIZA
INSAJDERI VIDEO
BOTË
SHOWBIZ
SPORT
OP-ED
KULTURË
LIFESTYLE
BIZNES
×
Show / Showbiz
“Ishalla nuk i bi pishman, jeton në Dubai,”, Fjolla flet për lidhjen e re
INSAJDERI
27 November 2024 – 15:33
Fjolla Morina ka qenë e ftuar në “Krejt n’debat” për të komentuar më shumë rreth politikës dhe zgjedhjeve të ardhshme.
Ajo ndër të tjerash ka folur edhe për jetën private, duke qenë se një kohë ka qenë më e distancuar nga mediat dhe shtypi rozë.
Këngëtarja e njohur thekson se ka nisur një romancë të re dashurie me një shqiptar, por që jeton në Dubai.
Mes tjerash, artistja u shpreh se do të martohet vitin e ardhshëm, gjegjësisht në prill.
“Po është biznismen. Nuk jeton këtu por në Dubai. Shqiptar por me biznese në Dubai”, tha ajo.Një martesë shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë për ditëlindje. Në Prill. Më 15 prill. Ishalla nuk i bi pishman. Jemi në bisedime. Ky djali po më do shumë, por nuk i dihet. Jam shumë e lumtur”.
Lidhja e fundit publike dhe shumë e komentuar e Fjollës ka qenë ajo me Fisnik Sylën.














































