Showbiz
Getoari fjalë zemre në ditëlindjen e vajzës së tij me Marinën
24 Nëntor, 2024 | 10:54 am

Reperi i njohur Ghetto Geasy kashkruar një dedikim të veçantë për vajzën e tij me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto të vajzës, të cilën e quan “shpirti dhe drita e jetës së tij”, duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar që ndjen për të.
Në përshkrimin plot emocion, artisti shkruan:
Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet.”















































